E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrezikon dënimin me vdekje, biznesmeni kontravers kërkon azil në Shqipëri
Bota

Rrezikon dënimin me vdekje, biznesmeni kontravers kërkon azil në Shqipëri

Sohel Rana, një biznesmen i përfolur dhe kontravers në Bangladesh, raportohet të ketë mbërritur në Shqipëri disa muaj më parë dhe të ketë kërkuar azil politik. Ai është pronar i kompanisë së tregtisë elektronike e-Orange dhe ish-inspektor në stacionin e policisë Banani të Dakës.

Sipas medias bangladeshase Prothom Alo, Rana pretendon se është i afërm i ish-kryeministres Sheikh Hasina dhe se është larguar nga vendi për arsye politike, duke frikë nga dënimi me vdekje në rast se kthehej në Bangladesh.

Autoritetet e Bangladeshit kanë njoftuar se Rana përballet me nëntë akuza, përfshirë pastrim parash, përvetësim dhe mashtrim. Ai njihet si pronar i kompanisë e-Orange, e cila akuzohet për përvetësimin e 11 miliardë Tk nga klientët.

Rana u arrestua në Shqipëri më 1 shkurt, pas një udhëtimi që e çoi nga Bangladesh në Indi, më pas Nepal, Portugali dhe më pas Shqipëri. Në Indi, ai u dënua me dy vjet burg dhe gjobë për hyrje të paligjshme, por më pas u lirua me kusht duke pretenduar “shëndet të dobët”.

Avokati i tij, Edon Meçi, ka bërë me dije se sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria nuk mund ta ekstradojë Ranën në një vend ku mund të përballet me dënimin me vdekje.

Policia bangladeshase ka dërguar kërkesa për riatdhesimin e tij, por deri tani nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet shqiptare. Një njoftim i kuq i Interpolit ka qenë në fuqi kundër Ranës që nga viti 2022, lidhur me rastin e pastrimit të parave.

Sohel Rana mbetet aktualisht në burg në Shqipëri, ndërsa autoritetet bangladeshase vazhdojnë përpjekjet për ekstradimin e tij./TBSNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.