E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK
Flash

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është parë mëngjesin e së hënës teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ende nuk janë bërë publike arsyet e paraqitjes së tij në këtë institucion, ndërsa vetë Nallbati nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.

Në momentin e mbërritjes, deputeti demokrat përshëndeti gazetarët dhe operatorët që ndodheshin përpara godinës së SPAK-ut, duke u shfaqur i qetë dhe me buzë në gaz, pa shenja tensioni.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një thirrje zyrtare apo një paraqitje vullnetare, por mësohet se Nallbati ndodhet prej minutash brenda institucionit, ku pritet të zhvillojë një takim me prokurorët e posaçëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.