E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balliu akuza mazhorancës: Doni t’ia mbathni si shoqja Balluku
Lajme

Balliu akuza mazhorancës: Doni t’ia mbathni si shoqja Balluku

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar nga mazhoranca që t’i jepet opozitës mundësia për të drejtuar pyetje gjatë seancës plenare. Ai akuzoi shumicën se po përpiqet të shmangë debatet dhe të mbyllë punimet e Kuvendit.

“Duket sikur doni të largoheni si zonja Balluku,” u shpreh Balliu me ironi.

Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës tregon frikë nga transparenca: “E keni gjithë merakun që të mbyllni sallën dhe të ikni, ashtu siç bëri Balluku. Ku janë tani zonja Balluku dhe zonja Rama?” tha ai.

Deputeti shtoi se në komisionet parlamentare opozita ka ngritur mbi 80 pyetje, por asnjë nuk ka marrë përgjigje.

“Po bëhemi objekt talljeje para komunitetit ndërkombëtar. Duhet të rikthejmë normalitetin dhe respektin për institucionin e Kuvendit. Tërë natën, në vend që të mendoni për zgjidhje, keni planifikuar si të na ndaloni të flasim,” përfundoi Balliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.