E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seancë dramatike në Apel, Gjon Shkambi shpërthen në lot
Flash

Seancë dramatike në Apel, Gjon Shkambi shpërthen në lot

Sot u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Gjon Shkambit, i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shpërtheu në lot, duke shprehur keqardhje për ngjarjen e rëndë.

“Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.

Gjon Shkambi dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi nipi i tij, Elvisi, qëlloi me armë zjarri ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të pajetë, dhe plagosi dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurti. Prokuroria ka vlerësuar se Shkambi nuk reagoi gjatë ngjarjes dhe nuk ndërmori asnjë veprim, sipas kamerave të sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës më 6 tetor 2025.

Në të njëjtën seancë u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj, për të cilin foli avokatja mbrojtëse. Mbrojtja kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se Koxhaj, punonjës i gjykatës, ishte i sëmurë dhe i patrajnuar, dhe se nuk mund të mbahej përgjegjës për moskryerjen e kontrollit me detektor.

Avokatja theksoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar, por mungesa e trajnimitt dhe përgatitja e pamjaftueshme nuk duhet t’i faturohej atij si përgjegjësi personale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.