Deklarata e fortë: Ja lidhjet e Liburn Aliut me Serbinë
Gazetari Gazmend Saiti ka reaguar pas emërimit të ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, në postin e drejtorit të Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lëvizje me prapavijë politike dhe jo profesionale.
Duke folur në “Kosova Live”, Saiti u shpreh se ky emërim është pjesë e një strategjie të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama për të pasur qasje në informacionet që lidhen me qeverisjen e Albin Kurtit.
“Tentativa ka qenë gjithmonë e vazhdueshme nga ana e Ramës për të marrë sa më shumë informacione në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit. Në rastin konkret me Liburn Aliun, ndoshta nuk do të ketë shumë informacione, por nga disa burime thuhet se ai ka qenë personi kyç që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë në kuadër të qeverisë së Kurtit,”
u shpreh Saiti.
Sipas gazetarit, për Ramën ky është një mekanizëm i ri për të ruajtur ndikimin rajonal, përmes figurave që kanë qenë pjesë e afërt e qeverisë së Kosovës.
“Njëjtë siç veproi më herët me rastin e Vlorë Hysenit, tani po ndodh e njëjta gjë me Liburn Aliun. Pozita kishte një drejtor aktual. Ndryshimi është bërë vetëm për ta goditur politikisht kryeministrin Albin Kurti,”
tha Saiti.
Emërimi i Aliut në krye të Portit më të madh të vendit ka hapur debat të gjerë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me qeverinë Kurti dhe përfshirjes së Ramës në këtë vendim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



