Paralajmëron Shehaj: Pas Belës, rradhën e ka Rama

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të SPAK për të marrë si të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Shehaj është shprehur se pas këtij zhvillimi, përgjegjësia duhet të shkojë deri tek kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, është radhës për t’u përballur me drejtësinë.

Ai ka theksuar se deri pak kohë më parë një gjë e tillë dukej e pamundur, por vendimi ndaj Ballukut për shkelje të barazisë në tendera tregon se askush nuk është mbi ligjin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj u shpreh se besimi i qytetarëve tek drejtësia po rritet dhe se ata presin që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, përfshirë edhe kryeministrin Rama.

Publikuar nga Publik Media