Kishte paralajmëruar Donald Lu: Policia kap dy peshkaqenë të mëdhenj
Sot në pikën kufitare Morinë ra në rrjetën e policisë superkriminelja e rrezikshme 50-vjeçarja Fiqirije Nezaj që sipas policisë ishte person i shpallur në kërkim.
Ajo akuzohet për kundërshtim të forcave policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit përpara parlamentit kur brenda tij po zgjidhej kryeprokurorja e përkohshme.
Nderkohë vetëm para 2 ditësh ra në grepin e policisë një kriminel shumë i rrezikshëm ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës.
Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ka reaguar menjëherë me një deklaratë për shtyp zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke përshëndetur aksionin shumë të rëndësishëm të policisë. Vetë ambasadori Lu gjatë operacionit të policisë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e Parlamentit zoti Ruci duke i dhënë të gjithë përkrahjen e pakursyer në luftën kundër korrupsionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



