E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafik kilometrik drejt Tiranës, kthimi në kryeqytet kthehet në makth
Flash

Trafik kilometrik drejt Tiranës, kthimi në kryeqytet kthehet në makth

Që prej orëve të para të pasdites së kësaj të diele, aksesi rrugor që lidh Shqipërinë Juglindore me Tiranën është përfshirë nga trafik i rënduar për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve që ktheheshin nga fundjava.

Qindra familje që kishin kaluar pushimet në Korçë, Pogradec dhe zonat turistike përreth, janë nisur drejt kryeqytetit duke krijuar rradhë kilometrike në disa segmente të aksit kombëtar.

Më problematike janë raportuar “Kthesat e Murrashit” në Librazhd, si dhe rrethrrotullimi i Bradasheshit deri te Tuneli i Krrabës, ku qarkullimi është zhvilluar me shumë vështirësi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Për menaxhimin e situatës, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj përgjatë gjithë itinerarit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim shmangien e bllokimeve të plota dhe orientimin e fluksit të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim dhe kujdes, sidomos në segmentet malore ku trafiku është më i dendur dhe parakalimet e gabuara mund të shkaktojnë aksidente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.