Erion Veliaj i shkaktoi Edi Ramës humbjen e parë në 12 vjet
Gazetari Roland Qafoku e ka cilësuar si një fitore të madhe për kryebashkiakun Erion Veliaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga posti i kreut të Bashkisë së Tiranës.
Sipas Qafokut, ky vendim është një ditë e mirë për drejtësinë në Shqipëri.
“Është një triumf i drejtësisë mbi një padrejtësi,” tha gazetari.
Ai theksoi se Veliaj ka fituar jo vetëm një betejë juridike, por edhe një betejë politike direkte me kryeministrin Edi Rama.
“Veliaj ishte i vetmi politikan i rangut të lartë që paditi vetë kryeministrin dhe e fitoi. Kjo është një fitore e madhe për të,” shtoi Qafoku.
Gazetari nënvizoi se ky është momenti i parë në 12 vitet e pushtetit të Ramës që ai pëson një humbje të tillë.
“Me kë ka humbur Edi Rama këto 12 vite? Me askënd. Kjo është beteja e parë që ai humbet, dhe atë e fitoi Erion Veliaj,” deklaroi Qafoku.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese përbën një precedent të rëndësishëm në politikën shqiptare, duke treguar se as zyrtarët e rangut të lartë nuk janë të paprekshëm përballë drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



