E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e policit ‘fake’, jepte urdhra dhe hiqej si drejtor policie
Lajme

Skema e policit ‘fake’, jepte urdhra dhe hiqej si drejtor policie

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe me stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie, dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-i të rremë edhe tek efektivë të vërtetë policie.

Brasha, duke u prezantuar si punonjës policie, kishte kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke marrë informacion të ndjeshëm. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema dhe grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.

Hetimet tregojnë se 20-vjeçari kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, duke i shkruar atyre në rrjetet sociale dhe duke publikuar foto e video nga institucionet shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai hyri edhe në Akademinë e Sigurisë, ku filmoi brenda ambienteve pa autorizim, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.

Sipas burimeve hetimore, Brasha dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por hetimet po vazhdojnë edhe për të zbuluar nëse është përdorur nga grupe kriminale për të kryer veprime të paligjshme duke u shtirur si polic. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.