Pamjet virale! Policia ‘arreston’ në mes të autostradës një…mjellmë
Një video humoristike nga Rheinland-Pfalz, Gjermani, ka bërë bujë në mediat sociale, ku një polic duket se kap një mjellmë të humbur.
Ngjarja ndodhi kur shpendi u pa pranë një autostrade, duke paraqitur rrezik si për vetë mjellmën, ashtu edhe për shoferët që kalonin në zonë. Oficerët e policisë ndërhynë shpejt, e larguan nga rruga dhe e transportuan në një vend të sigurt.
Videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe u prit me komente pozitive, teksa qytetarët lavdëruan përpjekjet e policisë për të mbrojtur kafshën. Autoritetet shpjeguan se ndërhyrja ishte për sigurinë e mjellmës dhe të shoferëve, dhe theksuan rëndësinë e informimit të menjëhershëm të policisë kur kafshët rrezikojnë të dëmtohen në rrugë.
“Në raste të tilla, kontaktimi i autoriteteve është thelbësor, në mënyrë që kafshët të largohen pa rrezik,” – tha policia e Rheinland-Pfalz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



