Zbardhen të tjera biseda të Belinda Ballukut me Evis Berberin
Si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë?
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me dosjen e SPAK për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ku zbulohet edhe komunikimi i saj me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.
Dosja tregon sesi tenderi për Tunelin e Llogarasë u manipulua, duke i dhënë kontratën kompanisë turke me një ofertë rreth 50 milionë euro më të shtrenjtë se ajo e kompanisë “Gjoka”.
Në bisedat mes Ballukut dhe Berberit duket qartë koordinimi për skualifikimin e kompanive konkurrente:
Belinda Balluku: “Mendoj ta anullojmë, skualifikoji të gjithë.”
Evis Berberi: “Jam mëse dakord. Se kam diçka që s’më kuadron në gjithë situatën. Kur e do, sot apo nesër? Megjithatë, nëse të duhet, ja këndoj këngën, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe e çoj ku duhet.”
Belinda Balluku: “Jo jo, kam atë ndjesinë time që nuk duhet.”
Evis Berberi: “E ke të frikshme ndjesinë. Kur e do?”
Belinda Balluku: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër.”
Evis Berberi: “Max 24 mars: ankimi në MIE, më 25 i kthejmë përgjigje. Max 4 prill: ankohet në KPP, dhe minimum 14 prill, max 22 prill: kthen KPP përgjigje. Duhet ta rishpallim për njëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në gjykatë.”
Më pas, në datën 18.03.2020, Balluku i shkruan Berberit:
Belinda Balluku: “Po si ke lajmëruar të tjerët për anulim? Mbylleni sot me urgjencë.”
Evis Berberi: “Po gysin, sot e ke të mbaruar.”
Evis Berberi (ora 17:09): “E mbyllëm.”
Dosja e SPAK tregon qartë manipulimin e procedurave të tenderimit, koordinimin mes zyrtarëve dhe ndikimin në skualifikimin e kompanive konkurrente, duke favorizuar një ofertues me çmim më të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



