E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen bisedat ironike të Ballukut me Berberin për ‘plakun e ASL’
Lajme

Zbardhen bisedat ironike të Ballukut me Berberin për ‘plakun e ASL’

Në dosjen e SPAK për aferën e Tunelit të Llogarasë, ku zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur, janë zbardhur komunikime të reja mes saj dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, që hedhin dritë mbi mënyrën si menaxhohej procesi me kompanitë turke fituese të tenderit.

Sipas dokumenteve hetimore të siguruara nga Panorama.al, në bisedat e zhvilluara përmes aplikacionit “Signal”, Balluku dhe Berberi ironizojnë një nga biznesmenët turq, Abdulkadir Kart, pronar i kompanisë “ASL”, të cilin e quajnë “plaku i ASL”.

Në një nga komunikimet, Berberi e njofton ministren se “plaku i ASL” nuk mund të vijë për takim sepse i ka nënën në intubim. Reagimi i Ballukut është befasues:

“Pse, gjallë e ka nënën ai?”, – pyet ministrja.

Berberi ia kthen:

“Po hë pra, gjallë e paska.”

Disa orë më vonë, ai e njofton se “vdiq e ëma e ASL”, dhe Balluku i përgjigjet me ton ironik:

“Të rrojmë vetë, ça të them.”

Në vijim, bisedat tregojnë për koordinimin e plotë mes tyre për firmosjen e kontratës me kompanitë turke “ASL” dhe “INTEKAR”.

“Turqit vijnë të hënën dhe ikin të martën, janë dakord me draft-kontratën,” – shkruan Berberi.

“Suuuuper. Kur do ta bëjnë kompaninë?” – i përgjigjet Balluku.

“Po pret letrat e ASL dhe do e regjistrojë. Po tha, vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet e regjistrohet në Shqipëri, që ta firmosë të hënën.”

Në një tjetër moment, Balluku kërkon që procesi të mbahet i fshehtë:

“Mbaro kontratën se është super e rëndësishme. Më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni.”

Ndërsa për takimin me biznesmenin turk, ajo shton:

“Jo, jo, e kam vetë që ta vë para përgjegjësisë mustaqen.”

Sipas të dhënave zyrtare, më 8 nëntor 2021 është themeluar në QKB “Shoqëria e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, një ditë pas komunikimeve të mësipërme. Të njëjtën ditë, sipas regjistrimeve në sistemin TIMS, biznesmenët turq Serkan Çam dhe Abdulkadir Kart hynë në Shqipëri në mëngjes dhe dolën po atë pasdite, menjëherë pas firmosjes së kontratës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.