E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga sulmi te pendesa, Berisha i kërkon falje Silvio Gonzatos
Lajme

Nga sulmi te pendesa, Berisha i kërkon falje Silvio Gonzatos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme pas debatit të fortë që shkaktuan deklaratat e tij ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha tha se nëse ambasadori është ndier i fyer, ai i kërkon falje, por theksoi se nuk ka pasur qëllim ofendues dhe se ka cituar publikisht fjalët që Gonzato ka thënë për veten e tij.

“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë, ka thënë se ka qenë i martuar dhe tani jeton me një burrë, unë këtë e kam përdorur pa asnjë qëllim fyerjeje. Jam autor i një ligji që i dha fund diskriminimit. Nëse ai e konsideron fyerje, e rikonsideroj qëndrimin dhe i kërkoj falje, por nuk ishte për fyerje kjo,” deklaroi Berisha.

Më herët, Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kreut të opozitës, duke i cilësuar “të papranueshme”.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me to është pjesë e procesit të anëtarësimit. Çdo sulm ndaj ambasadorit të BE-së është i papranueshëm,” shkroi Kos.

Reagim për çështjen dha edhe kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau postimin e komisioneres Kos, duke theksuar se ligji për barazinë gjinore është keqinterpretuar dhe se është plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik është keqpërdorur për qëllime politike. Siç themi në shqip: le të lehin qentë, karvani ecën përpara,” shkroi Rama.

Berisha kishte deklaruar më herët se ambasadori Gonzato kishte kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore dhe se “nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e tij personale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.