E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Delegacioni i BE del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!
Lajme

Delegacioni i BE del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet kundër projektit të diskutueshëm në zonën e Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje rëndësinë jetike të mbrojtjes së biodiversitetit dhe habitateve natyrore.

Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, përfaqësia e BE-së përdori një simbolikë të fortë, duke iu referuar shpendëve, në veçanti flamengove, të cilët janë kthyer në ikonë të protestës. Sipas reagimit, kënga e një zogu nuk është thjesht një tingull natyror, por një tregues i drejtpërdrejtë i një mjedisi të shëndetshëm dhe funksional.

Në deklaratë theksohet se mbi 49% e specieve të shpendëve në nivel global janë në rënie, një fakt alarmues që reflekton presionin në rritje mbi ekosistemet natyrore. Shpendët luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik, duke kontribuar në shpërndarjen e farave, kontrollin e popullatave të insekteve dhe mirëfunksionimin e zinxhirit natyror.

Megjithatë, humbja e habitateve dhe ndotja e mjedisit po përshpejtojnë zhdukjen e shumë specieve, duke rrezikuar që natyra të humbasë gradualisht zërin e saj. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së bën thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim të menjëhershëm në mbrojtje të natyrës.

“Mbroni habitatet natyrore përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbrojeni natyrën sa është ende koha,” theksohet në mesazh.

Kujtojmë se protestat në Tiranë kanë tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe ndërkombëtare, ndërsa së fundmi është vënë re edhe prania e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, i cili është parë duke kaluar mes protestuesve gjatë zhvillimit të tubimit në bulevard.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. 

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.  Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë”, shkruan delegacioni i BE.

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.