E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
23 milionë dollarë qarkullim, si u pasurua Basha nga offshoret ruse
Lajme

23 milionë dollarë qarkullim, si u pasurua Basha nga offshoret ruse

Akuzat e forta nga Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë akuza të forta në drejtim të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke pretenduar se pasuria e tij është rritur në mënyrë të dyshimtë ndër vite, pa asnjë hetim nga institucionet.

Kryemadhi tha se ekziston një skenar politik të ndërtuar për të krijuar një “klasë të re politike”, ku sipas saj, Yuri Kim ka pasur një rol kyç.

“Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës. Padinë për Ballukun e ka bërë Basha,” tha Kryemadhi.

Duke folur më tej, ajo deklaroi se Basha është “i vetmi politikan që nuk ka asnjë hetim pasuror”, pavarësisht pasurive të mëdha që, sipas saj, lidhen me familjarë të afërt të tij.

“Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. Nuk kemi hetim pasuror. Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mijë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS dhe ka dalë siç ka thënë LSI,” u shpreh Kryemadhi në emisionin “Kjo Javë”.

Sipas saj, padia ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është inicuar nga vetë Lulzim Basha, ndërkohë që ajo e cilësoi “loja e re politike” si një plan të qëllimshëm për të eliminuar Berishën dhe Metën nga skena.

Deklaratat e Kryemadhit kanë hapur një tjetër debat publik, teksa akuzat e saj pritet të ngjallin reagime të forta nga kampi demokrat dhe vetë Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.