E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për 18 kryetarët në balotazh
Bota

Qytetarët e Kosovës votojnë sot për 18 kryetarët në balotazh

Këtë të diel, qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave, në balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 19:00, në të gjitha komunat ku po zhvillohet gara e raundit të dytë.

Në total janë hapur 525 qendra votimi me 1,648 vendvotime, ndërsa 507 qendra me 1,628 vendvotime janë të dedikuara për votimin e rregullt.

Ndërkohë, për votimin me kusht janë hapur 18 qendra (nga një për çdo komunë), me gjithsej 20 vendvotime, ka bërë të ditur KQZ-ja.

Procesi pritet të përmbyllet në orën 19:00, ndërsa më pas do të nisë numërimi i votave që do të përcaktojë fituesit e rinj të garës për drejtimin e komunave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.