E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga ‘motrat’ tek ‘ropt’, qytetarët tallen me votat në zgjedhje
Lajme

Nga ‘motrat’ tek ‘ropt’, qytetarët tallen me votat në zgjedhje

Zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakë, të mbajtura të dielën më 9 nëntor 2025 në pesë bashki të vendit, shënuan një nga pjesëmarrjet më të ulëta në historinë e votimeve lokale.

Sipas të dhënave zyrtare, Vlora rezultoi bashkia me pjesëmarrjen më të dobët, ndërsa Mat kryesoi me përqindjen më të lartë të votuesve. Procesi i numërimit përfundoi që në orët e para të mëngjesit të së hënës, me fitore në të gjitha bashkitë për kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, opozita e drejtuar nga Sali Berisha zgjodhi të mbështesë kandidatë të pavarur, por skema rezultoi pa efekt, duke mos arritur të gjallërojë garën elektorale dhe as të nxisë qytetarët të dalin në votime.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishin fletët e votimit të shënuara me mesazhe ironike, tallëse apo vizatime. Shumë qytetarë duket se kanë vendosur të shprehin indinjatën dhe mosbesimin e tyre ndaj procesit, duke lënë në vend të votës së vlefshme “mesazhe personale”.

Në Bashkinë e Vlorës, një prej votuesve ka shkruar në fletën e votimit fjalën “motrat”, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë lënë vizatime, simbole apo mesazhe politike e satirike, që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në meme virale.

Sipas komisionerëve të KQZ-së, janë regjistruar qindra fletë të pavlefshme për shkak të këtyre shënimeve, të cilat përbëjnë një dëshmi të qartë të pakënaqësisë së zgjedhësve dhe krizës së besimit politik në vend.

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9

"Mbylleni diskon e Xhevos"/ Votuesi indinjohet: Motrat...

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.