E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shokohet Erion Braçe, vihet në shitje lulishtja tek “1 Maji”
Lajme

VIDEO/ Shokohet Erion Braçe, vihet në shitje lulishtja tek “1 Maji”

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar një fenomen shqetësues në njësinë 5 të kryeqytetit, ku lulishtja tek “1 Maji”, një pronë publike, është shënuar si “Shitet” me tabelë dhe numër kontakti.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video ku duket qartë se toka, që deri më tani shërbente si hapësirë publike për qytetarët, është e shënuar për shitje.

Fenomeni ndodh pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrën e kryebashkiakut dhe ai ka nisur urdhrat e tij të parë për kryeqytetin.

Deputeti socialist, i cili ka kandiduar në listën e hapur për deputetët në Tiranë, e ka njësinë 5 si zonë zgjedhore, duke i dhënë kështu një rëndësi të veçantë këtij rasti.

Braçe ka reaguar me shqetësim për publikun dhe ka ftuar qytetarët të reagojnë për ruajtjen e hapësirave publike në qytet.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

KY QYTET ESHTE ALUCINANT, NUK KA MUNDESI;
KY KA NXJERRE NE SHITJE LULISHTEN-SHIHENI!
LULISHTJA E VETME TEK “1 MAJI” DHE NJE NGA DY LULISHTET QE KANE MBETUR NE NJESINE 5,
KA DALE NE SHITJE-E SHET KY NUMRI NE TABELE!
Per ate zot isha mire ne fshat, atje kishte parashikueshmeri;
Ketu cdo gje eshte e paparashikueshme, casti sjell gjithcka qe ti nuk e pret- SHITET LULISHTJA, eshte vene tani pasdite, ne mengjes kur kalova nuk ishte.
Doni me?
Ne NJESINE 5, ka ngelur dhe lulishtja ne krah te Presidentit, pas saj nuk ka me!
I ftoj te gjithe banoret e lagjes dhe lagjeve rreth 1 MAJIT te bejme pelegrinazh neser dhe ta qajme me shume se shiu sot!
Jane te ftuara institucione dhe media!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.