Del FOTO e Muçi Shaljanit që u plagos në Rinas
Është publikuar fotoja e Muçi Shaljanit i cili ndodhet në gjendje të rëndë pasi mbeti i plagosur në atentatin në Rinas. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën mbikëqyrje të rreptë policore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë përgjatë gjithë segmentit që lidh aeroportin me kryeqytetin, për të rindërtuar itinerarin e ndjekur nga atentatorët.
Muçi Shaljani dyshohet të jetë agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai ndodhej në timon të një automjeti tip Mercedes-Benz S-Class, në momentin kur ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku.

Lëvizjet e fundit para atentatit
Hetimet paraprake tregojnë se Shaljani dhe Gilmando Dani ishin kthyer sot nga jashtë vendit. Ata kishin udhëtuar më 7 nëntor, ndërsa pas kthimit, kishin marrë automjetin e tyre të parkuar në aeroportin “Nënë Tereza”. Vetëm 25 minuta më vonë, rreth orës 14:20, në rrugën që lidh Rinasin me Tiranën, atentatorët qëlluan drejt makinës së tyre me breshëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



