Atentati mafioz në Rinas, AMP me ‘dorët të hekurt’
Pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me rastin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku Muçi Shaljani (Sheqeri) mbeti i plagosur rëndë.
Sipas komunikatës zyrtare, drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative dhe të praktikës me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, për të kontrolluar mënyrën e rekrutimit të punonjësit prej shtatorit 2025,” thuhet në njoftim.
Në komunikimet e ardhshme, Agjencia do të bëjë të ditura rezultatet e verifikimeve dhe veprimeve të ndërmarra.
“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



