E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punimet në sheshin “Skënderbej”, ja si ndryshon qarkullim i mjeteve në qendër
Lajme

Punimet në sheshin “Skënderbej”, ja si ndryshon qarkullim i mjeteve në qendër

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së automjeteve, për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i automjeteve do të ndryshojë si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

– Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiëan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.