Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili përfundon në SPAK
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në kuadër të hetimeve që po kryhen mbi çështje të lidhura me funksionimin e sistemit të burgjeve dhe disa incidente të ndodhura gjatë kohës që ai mbante detyrën.
Ende nuk dihen arsyet e sakta të thirrjes së tij, ndërsa burime pranë institucionit bëjnë me dije se detajet pritet të zbardhen në vijim të ditës.
Kjo është hera e dytë që Ismaili thirret nga prokurorët e posaçëm. Herën e parë, më shumë se një muaj më parë, ai ishte pyetur lidhur me tentativën e hakerimit të SPAK, çështje që kishte tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Paraqitja e tij e sotme ngjall interes të shtuar, duke pasqyruar angazhimin e SPAK në hetime të thelluara ndaj zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



