E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me 2.2 kilogramë drogë, kapen 2 kushërinjt në Tiranë
Flash

Me 2.2 kilogramë drogë, kapen 2 kushërinjt në Tiranë

Një operacion policor i zhvilluar në zonën e Institutit, në Tiranë, ka çuar në arrestimin e dy personave, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan rreth 2.2 kilogramë kokainë.

Dy kushërinj, Saimir dhe Armand Nela, 31 dhe 34 vjeç, u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi u kapën me 2 pako që përmbanin 2 kg e 235 g kokainë në automjetin e tyre. Ata udhëtonin drejt zonës së quajtur “Treshi” në zonën e Institutit, ku makina u ndalua për kontroll nga shërbimet e policisë. Brenda automjetit u gjet edhe një pistoletë e dyshuar lodër, ndërsa kokaina ishte e fshehur brenda një qeseje me mbishkrimin “Nando”.

Sipas të dhënave paraprake nga hetuesit, droga dyshohet se kishte mbërritur nga Spanja dhe ishte destinuar për tregun vendas. Mendohet se dy të ndaluarit kishin planifikuar ta ndanin lëndën narkotike në sasi më të vogla, për ta shpërndarë më pas në zonën e Freskut.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, të dy të rinjtë kanë tentuar të largohen, por janë kapur pranë hekurudhës. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë që mund të jenë pjesë e këtij rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.