E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Artisti i Sinaloas’ që pretendonte se ndikoi në negociatat me BE
Lajme

‘Artisti i Sinaloas’ që pretendonte se ndikoi në negociatat me BE

“Miku” i Ramës në listën e zezë të SHBA-së

Lufta Hysa, i dyshuar nga autoritetet amerikane për lidhje me kartelin famëkeq të Sinaloas, është përfshirë në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

I njëjti person është shfaqur më herët në video publike gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, ku deklaronte se kishte marrë pjesë në propozimin e projekteve artistike në Shqipëri dhe madje e prezantonte veten si faktor që kishte kontribuar në procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pasi emri i tij u fut në listën e zezë, Belind Këlliçi ka reaguar duke kërkuar transparencë për rrethanat e takimit dhe për mënyrën se si individë të dyshuar për lidhje me organizata kriminale janë futur në ambientet zyrtare të qeverisë shqiptare.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet amerikane, individi në fjalë është identifikuar si pjesë e një rrjeti të lidhur me kartelin e Sinaloas, një ndër organizatat kriminale më të mëdha në botë, të cilën administrata e ish-presidentit Trump e ka konsideruar organizatë të nivelit terrorist.

Këlliçi ka akuzuar Kryeministrin Rama për hapjen e dyerve të qeverisë ndaj individëve me profil të dyshimtë, duke ngritur pyetje mbi licencat, projektet dhe lejet e dhëna gjatë viteve të fundit.

Në kushtet e këtij zhvillimi, kërkohet përgjigje e menjëhershme nga institucionet shtetërore lidhur me kontaktet zyrtare të këtij personi në Shqipëri, si dhe për procedurat e ndjekura që mundësuan praninë e tij në takime publike me kryeministrin.

“Artisti i Sinaloas nga sot në listën e zezë të SHBA!

Personi që shihni në video, miku i ngushtë i Edi Ramës, shprehet se është gjendur në pozita të propozimit të projekteve promovuese artistike në Shqipëri, madje e shpreh veten faktor për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

I njëjti person, sot është futur në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, si pjesë e kartelit të Sinaloas.
Mbetet për t’u parë nëse Chapitot e Sinaloas vijojnë të kenë vizion artistik për Shqipërinë dhe dëshirojnë akoma futjen e saj në BE.
Ndërkohë që Presidenti Trump i shpall këta individë pjesëtarë të organizatave terroriste, Kryeministri ynë Edi Rama, alias Palloshi i Gjatë, alias Kukulla e Sorosit, i pret në zyrë, për t’u dhënë liçensa kazinoje dhe leje hotelesh me 5 yje,” shkruan Këlliçi.
VIDEO nga TvKlan;
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.