E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsenali i armëve, dyshimet që lidhen me atentatin në Rinas
Lajme

Arsenali i armëve, dyshimet që lidhen me atentatin në Rinas

Kush është Ylli Zalla?

Personi që shini në foto është 48-vjeçari Ylli Zalla, që pas kontrolleve të ushtruara në Fushë Krujë, forcat Speciale i kanë gjetur në banesë arsenal armës.

Sipas informacioneve të policisë, Zalla dyshohet se është një nga personat e dyshuar për ekzekutimin e Gilmando Danit, në atentatin mafioz të pak ditëve më parë në Rinas. Ngjarje ku u plagos edhe agjenti i AMP, Muçi Sheqeri.

Ylli Zalla, sipas informacioneve rezulton i arrestuar dhe në vitin 2014 për të njëjtën akuzë, arsenal armësh në banesë. Atë kohë, atij iu gjet një arsenal armësh dhe kishte konflikte të vazhdueshme me pronarët e fabrikës së çimentos. Atë kohë Ylli Zalla akuzohej edhe për dërgimin e personave të ndryshëm në Siri.

Ylli Zalla i shpallur sot në kërkim ka qenë një nga të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Libanezit, Anuar Rizik, ngjarje e ndodhur në Tiranë pas Ambasadës Amerikane. Qëllimi i vrasjes së zyrtarit të Fabrikës së Çimentos ishte pikërisht heqja dorë nga fabrika dhe pezullimi i punimeve deri në lidhjen e një kontrate dëmshpërblimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.