E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy grupe, një aleancë dhe lidhje të forta me pushtetin
Flash

Dy grupe, një aleancë dhe lidhje të forta me pushtetin

Skema e vrasjeve në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për vrasjen e Gilmando Danit, u shpreh se autorët e krimit janë pjesë e një skuadre të veçantë kriminale, e krijuar nga dy grupe që dikur ishin rivalë, por që tani kanë formuar një aleancë të fuqishme.

Sipas Hoxhës, kjo strukturë kriminale ka lindur në vitin 2018 dhe ka mbijetuar falë lidhjeve të forta me pushtetin. Ai theksoi se mënyra e veprimit të tyre dallon dukshëm nga grupet e tjera: ata nuk bëjnë gabime dhe nuk veprojnë shpesh, duke u shfaqur papritur dhe duke kryer aksionet e tyre me precizion të lartë, për të zhdukur pastaj pa gjurmë.

“Po ta vësh re, kjo skuadër nuk bën gabime si grupet që shohim tani të bashkëpunuesve të drejtësisë. Ata nuk janë kaq aktivë apo të shpeshtë; ngjarjet që kryejnë ndodhin me një diferencë të madhe kohore, gjë që i bën të duket sikur janë harruar. Por kur shfaqen, e bëjnë me një hyrje spektakolare, si në Hollyëood, ku ndezen prozhektorët dhe të gjithë vëmendja shkon tek ata, dhe më pas zhduken sikur avullojnë,” tha Hoxha.

Ai shtoi se kjo aleancë nuk mund të funksiononte pa bashkëpunimin e pushtetit: “U bashkuan aleatët që më parë nuk kishin qenë kurrë së bashku, madje kishin qenë edhe kundërshtarë. Kjo solli sukses dhe i lejoi të qëndrojnë të fuqishëm për të mbrojtur interesat e tyre. Fati i madh i tyre është se qeveria nuk është ndërruar që nga viti 2013, dhe nuk kanë nevojë të lëvizin shumë; kanë një partner zyrtar që i mbështet.”

Hoxha përfundoi duke nënvizuar efikasitetin dhe organizimin e kësaj skuadre, e cila vepron me plan të qartë dhe me lidhje strategjike që e bëjnë pothuajse të pamundur kapjen e saj nga autoritetet, përveç në rastet e konflikteve të brendshme në aleancë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.