Mrekulli Dardane, Kosova turpëron Slloveninë në shtëpi
Siguron Play Off-in e Botërorit
Kosova mori një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Sllovenisë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Play Off-in e Botërorit.
Ndeshja u hap me ritëm të shpejtë, me dardanët që që në minutat e para ushtruan presion në kërkim të golit. Vetëm pas gjashtë minutash, Fisnik Asllani zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me të djathtën, duke heshtur tifozët vendas.
Sllovenia u mundua të kthente reagim gjatë pjesës së parë, por skuadra e drejtuar nga Foda mbajti qetësinë dhe nuk lejoi hapësira. Në pjesën e dytë, situata u bë edhe më e favorshme për Kosovën, pasi Stojanovic u përjashtua me karton të kuq, ndërsa vendasit shënuan edhe një autogol që i vulosi shpresat e tyre.
Tani vëmendja e Kosovës është e përqendruar te data 20 nëntor, kur do të hidhet shorti i Play Off-it.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



