“Ooo, erdhi e pandehura”, Belinda Balluku zbarkon në Kuvend
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po zhvillohet diskutimi maratonë mbi projektbuxhetin dhe paketën fiskale.
Kjo shënon daljen e saj të parë publike në sallën e Parlamentit që pas vendimit të SPAK për ta marrë të pandehur në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë.
Në momentin që Balluku hyri në sallë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u dëgjua duke reaguar me tone ironike: “O kush erdhi, e pandehura.”
Situata tensionoi menjëherë atmosferën në Kuvend, ndërsa seanca vijon mes debateve politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



