E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21-Janari, e zbulon Spartak Ngjela: Ja kush e goditi Ndrea Prendin
Lajme

21-Janari, e zbulon Spartak Ngjela: Ja kush e goditi Ndrea Prendin

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për hetimet e 21 janarit, duke u ndalur edhe tek misteri i syrin të nxirë të Ndrea Prendit, ish-komandant i Gardës së Republikës.

I pyetur për origjinën e dëmtimit, nëse mund të ketë qenë një gur i protestuesve apo një goditje me grusht, Ngjela përjashtoi kategorikisht mundësinë që një qytetar të kishte prekur një efektiv të armatosur dhe me autoritet të tillë.

Sipas tij, një situatë e tillë do të përfundonte menjëherë me reagim të Gardës, madje edhe fatal.

“Atij, përveçse një pushtetari të lartë, askush nuk mund t’i binte me grusht, e vriste. Po flasim profesionalisht: ai është i armatosur dhe i pushtetshëm. Nëse i afrohem t’i bie me grusht, më qëllon po të dojë. Ligji ia lejon reagimin e menjëhershëm,” – tha Ngjela.

Avokati shtoi se goditja dukej e pastër dhe e drejtpërdrejtë, jo aksidentale nga sende të forta të hedhura nga turma.

“Po të ishte gur i protestuesve, do ta kishin kapur kamerat. Procesi ka nisur dhe e vërteta do të dalë,” – u shpreh ai.

Ngjela la të hapur mundësinë që Prendi të jetë goditur nga brenda strukturave të shtetit, duke rikthyer vëmendjen tek një prej detajeve më të mistershme të ngjarjeve të 21 janarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.