Gripi i shpendëve alarmon Europën
Evropa po përjeton një nga valët më të fuqishme të gripit të shpendëve në dhjetë vitet e fundit, sipas raportit të fundit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA).
Midis 6 shtatorit dhe 14 nëntorit 2025, janë regjistruar 1,443 raste të virusit shumë patogjen HPAI A(H5) te shpendët e egër në 26 vende evropiane, një rritje katërfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe shifra më e lartë që prej vitit 2016.
Shpendët e ujit janë më të prekurit nga shpërthimet e reja, ndërsa virus është identifikuar edhe te zogj që dukeshin të shëndetshëm, një tregues i qarkullimit të gjerë të virusit dhe kontaminimit të ambientit. Gjermania, Franca dhe Spanja raportuan shpërthime të mëdha, duke ngjallur shqetësime për ndikimet afatgjata në popullatat e tyre të shpendëve.
Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e virusit te shpendët e egër rrit rrezikun e infektimit të tufave të shpendëve në fermë dhe mundësinë e shfaqjes së mutacioneve të reja. Edhe pse rreziku për njerëzit konsiderohet ende i ulët, autoritetet veterinare dhe ato të sigurisë ushqimore po shtojnë masat e bio-sigurisë dhe monitorimin epidemiologjik në të gjithë kontinentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



