E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin Rrok Gega
Lajme

GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin Rrok Gega

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penale ndaj ndërtuesit Rrok Gega dhe ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në ushtrimin e funksioneve publike.

Sipas akuzës së SPAK, Rrok Gega akuzohet për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Zyra Islamaj për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në seancën paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe vendosi:

  • Pranimin e kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të dy të pandehurve;

  • Dërgimin e dosjes për shqyrtim te një trup tjetër gjykues të Gjykatës së Posaçme;

  • Përfshirjen në dosjen gjyqësore të të gjitha akteve të hetimit paraprak, me përjashtim të deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes;

  • Vendimi është përfundimtar dhe kundër tij nuk lejohet apelim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur kërkesën për gjykim më 29 shtator 2025, duke theksuar veprat penale të dy të pandehurve sipas nenit 244/2 dhe 259/2 të Kodit Penal për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Ky vendim hap rrugën për fillimin e gjykimit për dy personat e akuzuar, duke i çuar çështjen një hap më afër vendimit përfundimtar.

Njoftimi: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 15/2026, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 25.11.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika 1, gërma “a”, 332/ë, 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 149, datë 25.11.2025, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr.15, viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

1. Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 244, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 1 volum hetimor (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).

IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.