E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti kallëzim në SPAK për tenderin e dyshimtë në Kuçovë
Lajme

Ish-deputeti kallëzim në SPAK për tenderin e dyshimtë në Kuçovë

Lefter Maliqi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme dhe ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me kallëzimin e tij të fundit.

Ai deklaroi se çështja ka të bëjë me një tender prej 1 milion eurosh për rikonstruksionin e një shkolle në Kuçovë, ku sipas tij pothuajse asnjë nxënës nuk e frekuenton shkollën dhe klasat janë bosh. Maliqi shtoi se tenderin e ka fituar nipi i Sadri Abazit, duke nënvizuar lidhjet e forta politike që, sipas tij, vazhdojnë të ndikojnë në proceset publike në Shqipëri.

“Janë më shumë se dy vite e gjysmë që përballem me kalvarin e drejtësisë shqiptare. Ku është SPAK për kallëzimin e parë që kam bërë për 4 milion euro të shpenzuara pa leje mjedisi? Janë dy kilometra asfalt mbi asfalt, pa procedura tenderimi dhe gjatë kohës së fushatës,” tha Maliqi.

Ai shtoi më tej: “U kam thënë që nuk keni fuqi të merreni as me Salillarin, as me Hajdarin, sepse Hajdari merr me vete edhe Salillarin.”

Maliqi theksoi se ka për qëllim të denoncojë këto praktika dhe të kërkojë përgjegjësi për shkeljet në tendera dhe shpenzime publike, duke i bërë thirrje SPAK të veprojë mbi çdo rast të dyshimtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.