E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rebelohet baza e PD-së, përplasje e fortë me Flamur Nokën në Kamëz
Lajme

Rebelohet baza e PD-së, përplasje e fortë me Flamur Nokën në Kamëz

Humbja e 11 majit dhe mungesa e një analize të thelluar kanë rritur tensionet brenda bazës së Partisë Demokratike.

Pas urdhrit të Sali Berishës për t’i dërguar deputetët në terren, lidershipi është përballur me kundërshti dhe përplasje në degët lokale.

Në mbledhjen e Kryesisë së zgjeruar të degës së PD në Kamëz–Paskuqan, ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi, situata ka degeneruar në debate të forta.

Njëra prej anëtareve të Kryesisë i ka kërkuar Nokës shpjegime për pse primaret nuk janë zbatuar sipas statutit, duke ngritur shqetësimin për anashkalimin e bazës në vendimmarrjet e partisë.

Përplasja është ashpërsuar kur anëtarja, e revoltuar, i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm me fjalët: “PD nuk është partia jote dhe nuk më heq dot.”

Mbledhja është mbyllur mes tensioneve, duke reflektuar krizën e brendshme që po shoqëron partinë pas rezultatit të dobët zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.