Sherri i Nokës me demokraten, Jul Deda ‘telendis’ Albana Vokshin
Aktori dhe aktivisti i djathtë Julian Deda ka reaguar ashpër pas përplasjes që ndodhi në Degën e PD-së në Kamëz, mes Sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate që kërkonte llogari për situatën ku ndodhet partia.
Deda e quajti Nokën “Muli” dhe e kritikoi për mënyrën si nxori nga salla zonjën, duke i mbyllur gojën për të shprehur të vërtetën. Ai u përqendrua gjithashtu tek Albana Vokshi, Kryetarja e Forumit të Gruas në PD, e cila sipas tij nuk ndërhyri për të mbrojtur kolegen.
“Mire Muli, qe kujton se eshte pronar i partise dhe tenton ti mbylle gojen dhe pastaj i tregon deren nje zonje, e perseris nje zonje, nje gruaje, vetem se ajo po thote te verteten, po Albana qe duhet te jete ne mbrojtje te grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…”, shkruan Deda.
Situata vjen në një moment kur Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet sot për të vlerësuar kërkesën për pezullimin e ministres Belinda Balluku, ndërsa versionet për takimin e PD-së kanë qënë kontradiktore, duke përforcuar tensionet brenda strukturave të partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



