E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK e arrestoi, justifikohet efektivi i Antiterrorit: Më përdorën emrin
Flash

SPAK e arrestoi, justifikohet efektivi i Antiterrorit: Më përdorën emrin

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e strukturave antiterror, Igli Haxhiaj. Gjatë seancës gjyqësore, Haxhiaj ka mohuar çdo përfshirje, duke deklaruar se nuk ka qenë përdorues i aplikacionit Sky ECC dhe se komunikimet që i atribuohen “janë bërë duke përdorur emrin e tij”.

Ai u ndalua si pjesë e një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Prokuroria e Posaçme e akuzon për korrupsion, shpërdorim detyre dhe zbulim të të dhënave të klasifikuara gjatë hetimeve.

Ndërkohë, Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të përballen me gjykatat e rretheve në Shqipëri, pasi janë arrestuar me qëllim ekstradimi. Për ta, masat e sigurisë janë vendosur nga Gjykata e Brescias në Itali.

Sipas informacionit zyrtar të SPAK, oficeri I.H., që ushtronte funksionet e Policisë Gjyqësore në strukturat operative, dyshohet se u ka bërë të ditur personave nën hetim të dhëna të klasifikuara, të cilat përbënin “sekret hetimor”.

Hetimet kanë treguar se ai kërkonte përfitime të paligjshme në këmbim të informatave konfidenciale, duke ndikuar në favor të personave të përfshirë në çështje penale. Pas vendimit të gjykatës, masa e arrestit u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 27 nëntor 2025.

SPAK bëri të ditur se çështja është hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Antimafia të Brescias dhe me autoritetet zvicerane. Gjatë këtij bashkëpunimi u zbardh veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve nga Amerika e Jugut drejt Europës, fillimisht me linja detare dhe më pas me transport tokësor drejt territorit italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.