E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basir Çollaku: Hetimet ndaj Ballukut po shkojnë drejt Edi Ramës
Politikë

Basir Çollaku: Hetimet ndaj Ballukut po shkojnë drejt Edi Ramës

“Socialistët të përgatiten për qeveri teknike”

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Syri TV, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-ministres Belinda Balluku. Sipas tij, dinamika e çështjes po shkon drejt një pike që mund të përfshijë edhe kryeministrin Edi Rama, ndaj Partia Socialiste duhet të nisë të mendojë seriozisht për një kryeministër të ri dhe madje për mundësinë e një qeverie teknike.

“Hetimet po shtrihen deri në kryeministri”

Çollaku tha se procedurat hetimore të SPAK-ut për tenderat e administruar nga Balluku nuk janë raste të shkëputura, por pjesë e një strukture më të gjerë dyshimesh për përfitime, abuzime dhe komunikime të koduara që mund të përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë të niveleve të larta.

Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme del se Rama ka pasur jo vetëm kontakte të drejtpërdrejta me Ballukun, por edhe me drejtues të tjerë të stafit të saj. “Nuk është çështje që ndalet vetëm tek ministrja. Jam i bindur se hetimi, natyrshëm, do të ngjitet më lart,” u shpreh Çollaku.

Ai theksoi se për herë të parë po hetohet një tender i madh pa u ndërprerë, pavarësisht tentativave për të ndikuar në ecurinë e tij apo për të eliminuar gjurmë të rëndësishme.

Nga tenderat tek dyshimet për “grup të strukturuar”

Duke komentuar zhvillimet, Çollaku parashikoi se çështja mund të çojë edhe në akuza më të rënda. Sipas tij, të dhënat e mbledhura nga SPAK mund të mbështesin aludimet për funksionimin e një strukture të organizuar:

“Po flasim për tendera që lidhen me nivelet më të larta të qeverisjes. Këtu nuk bëhet fjalë për shpenzime të vogla, por për kontrata që mund të ngrenë dyshime për funksionim të një grupi të organizuar. E nëse vërtetohet një strukturë e tillë, përgjegjësia përfundimtare nuk bie tek zëvendësit.”

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e kryeministrit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vijimin e hetimeve. Nëse qeveria merr miratimin e saj, SPAK mund të kërkojë masa të rënda ndaj Ballukut, përfshirë arrestimin dhe heqjen e imunitetit.

“Rama po synon të mbrojë veten”

Gazetari theksoi se dokumentacioni i mbledhur nga organet e drejtësisë përfshin edhe komunikime të koduara, pajisje të veçanta dhe bashkëpunime që, sipas tij, mund të kenë lidhje me Kryeministrinë.

“Është e qartë se po kërkohet një strategji mbrojtjeje. Por nëse do të ketë të pandehur, këtë nuk e kontrollon më as Rama dhe as Balluku. Dosjet janë tashmë në portën e SPAK-ut,” u shpreh ai.

“Koha që PS të mendojë për një drejtues të ri qeverie”

Në përfundim, Çollaku u shpreh se situata po shkon drejt një skenari ku socialistët mund të detyrohen të kërkojnë një drejtues tjetër të qeverisë, sidomos nëse zhvillimet e reja e çojnë Ballukun dhe zyrtarë të tjerë drejt akuzave të rënda.

Sipas tij, vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese do të jetë kyç për ecurinë e gjithë procesit dhe mund të përcaktojë nëse vendi do të përballet me një periudhë tranzicioni politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.