VIDEO/ Kush të kalojë i pari? Kërcet sherri mes shoferëve në Rinas
Një incident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Rinasit, pranë Tiranës, ku disa shoferë përfshinë në një sherr fizik për një mosmarrëveshje të zakonshme në trafik.
Grindja nisi për motivin banal se kush do të kalojë i pari në rreth. Pamjet e siguruara nga qytetarët tregojnë se shoferët përdorën grushta, ndërsa një efektiv i policisë përpiqej t’i ndante dhe qetësonte situatën.
Qytetarët që ishin dëshmitarë të ngjarjes shprehen të shqetësuar dhe frikësuar, duke theksuar se episodat e tilla po shtohen në mënyrë shqetësuese në zona të banuara dhe afër aeroportit, duke rrezikuar sigurinë e trafikut dhe kalimtarët.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një prononcim zyrtar për rastin, ndërsa qytetarët kërkojnë masa më të rrepta për të parandaluar përplasjet e dhunshme në rrugë.
Pamjet nga JOQ:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



