E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi 24-vjeçar përfshihet në skandal seksual dhe shpërdorim detyre
Flash

Efektivi 24-vjeçar përfshihet në skandal seksual dhe shpërdorim detyre

Skandal në Policinë e Dibrës, arrestohet nga AMP

Një punonjës policie në Dibër, 24-vjeçari Jetmir Uta, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimin për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të riu 19-vjeçar, si dhe për shpërdorim detyre.

Hetimet nisën pas kallëzimit të qytetares L.H., 19 vjeçe, e cila deklaroi se efektivi e kishte detyruar përmes shantazhit dhe kërcënimeve, duke ushtruar presion të vazhdueshëm që ajo të mos denonconte ngjarjen.

Pas ngjarjes, Uta u largua drejt Kosovës, por u ndalua gjatë rikthimit në Shqipëri pas disa ditësh ndjekjeje dhe vëzhgimi nga AMP.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet me metoda speciale kanë provuar përfshirjen e 24-vjeçarit në veprat penale:

  • Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur

  • Shpërdorim i detyrës

Në dosje janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për kanosje dhe përkrahje të autorit të krimit. AMP njofton se hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi të përfshirë.

Sipas asaj çka thuhet nga qytetarët, Uta ka qenë më parë shofer i zv/drejtorit të Krimeve në Dibër dhe se pas skandalit ishte rikthyer tek patrulla:

“Ka qenë shofer i zv/drejtorit të Krimeve. Pak ditë pas skandalit është larguar nga pozicioni dhe është rikthyer sërish tek patrulla. Ngjarja ka ndodhur rreth 15–18 nëntor.”

Ky pretendim ende kërkon verifikim dhe nxit pyetje mbi menaxhimin e rastit brenda strukturave të policisë.

Hetimet vazhdojnë

Dosja aktualisht është në fazë të avancuar hetimi. Pritet të merren në pyetje persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe të verifikohen çdo informacion publik mbi pozicionet e mëparshme të efektivit në polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.