Mjeti përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht nëna me fëmijët
Skena dramatike në mes të ditës
Një automjet tip Toyota u përfshi nga flakët këtë të dielë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të mjeteve dhe bllokuar trafikun për rreth 3 kilometra, nga Cerma deri në Pluk.
Sipas raportimeve, mjeti drejtohej nga një grua që udhëtonte me dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë nga makina dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Mësohet se Toyota është goditur nga pas nga një furgon i OSHEE-së, pasi drejtuesja e automjetit dyshohet se nuk mbajti distancën e duhur me mjetin përpara. Pas përplasjes, makina ka marrë menjëherë flakë dhe është djegur plotësisht.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



