E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U takua me Putinin, Polonia i jep goditen e papritur Orbanit
Bota

U takua me Putinin, Polonia i jep goditen e papritur Orbanit

Presidenti i ekstremit të djathtë të Polonisë, Karol Nawrocki, ka anuluar takimin e planifikuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban, pasi ky i fundit zhvilloi një vizitë të papritur në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin.

Takimi mes Nawrockit dhe Orbanit ishte parashikuar të mbahej të enjten e ardhshme, por presidenti polak vendosi ta kufizojë udhëtimin e tij në Hungari vetëm në pjesëmarrjen në një samit rajonal të liderëve të Evropës Lindore, konfirmoi zyra e tij.

Marcin Przydacz, kreu i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare të Presidentit të Polonisë, shkroi në platformën X se “siguria e Evropës varet nga veprimet e solidaritetit, përfshirë edhe në fushën e energjisë”, duke lënë të nënkuptohet se lëvizja e Orbanit bie ndesh me këtë parim.

Viktor Orban u takua me Vladimir Putinin të premten, ku diskutuan për sigurinë energjetike, ndërkohë që Hungaria vazhdon të importojë naftë ruse pavarësisht sanksioneve të BE-së dhe kritikave nga partnerët evropianë.

Përplasja e re mes Varshavës dhe Budapestit thellon më tej ndasitë brenda Evropës  dhe veçanërisht brenda spektrit të të djathtës ekstreme. Partia e Nawrockit, “Ligj dhe Drejtësi”, është rreshtuar me forcat pro-ukrainase të udhëhequra nga Giorgia Meloni në Itali, ndërsa Fidesz-i i Orbanit ka mbajtur një qasje shumë më të afërt me Moskën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.