E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Edmond Mëhallës, 2 të arrestuar, një tjetër në kërkim
Flash

Vrasja e Edmond Mëhallës, 2 të arrestuar, një tjetër në kërkim

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, po ecin me ritme të shpejta dhe autoritetet thonë se çështja po shkon drejt zbardhjes.

Policia ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin e atentatit dhe në fshehjen e gjurmëve pas ngjarjes. Personi i shpallur në kërkim konsiderohet kyç për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motiveve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pistë kryesore po shqyrtohet një konflikt i fundit që Mëhalla kishte pasur, por nuk përjashtohet as mundësia e përplasjeve të lidhura me trafikun e drogës.

Një ditë para vrasjes, policia shoqëroi në Lezhë shtetasin Naldi Gj., i cili rezulton se kishte lëvizur pak ditë më parë me një “Audi” – mjet që u gjet më pas i djegur dhe që dyshohet se u përdor nga atentatorët. Automjeti ishte në pronësi të një prej bizneseve të viktimës. Në banesën e Naldi Gj. është ushtruar kontroll, ndërsa ai po merret në pyetje në Policinë e Elbasanit për të sqaruar lëvizjet e tij.

Ekzekutimi ndodhi rreth orës 20:35, pranë biznesit “Xhaxhi Oil”, në Unazën Jugore të Elbasanit. Sipas ekspertizës paraprake, Mëhalla u qëllua me tre plumba – dy prej të cilëve e goditën në kokë – duke treguar qartë një atentat të përgatitur deri në detaj. Viktima sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe ishte futur në automjet, në momentin kur autori iu afrua dhe e qëlloi nga afërsia.

Në fshatin Mirakë, një ditë pas ngjarjes, u gjet i djegur plotësisht një “Audi” që dyshohet se u përdor si mjet arratisjeje. Po kështu, një automjet i dytë i gjetur në Durrës po analizohet si pjesë e të njëjtës skemë. Të dy këto mjete janë konsideruar nga hetuesit prova të rëndësishme për të zbërthyer rrjetin e personave të përfshirë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe po kryen kontrolle në zona rurale dhe banesa të dyshuara. Deri tani janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po analizon çdo pamje sigurie të zonës dhe po mbledh të gjitha provat që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Burime zyrtare konfirmojnë se Mëhalla ishte person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.