E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh në njësinë 5? Erion Braçe ‘shpërthen’ në Kuvend
Lajme

Çfarë po ndodh në njësinë 5? Erion Braçe ‘shpërthen’ në Kuvend

Gjatë seancës së sotme plenare, ku deputetët paraqesin problemet e mbledhura nga komunitetet që mbulojnë, deputeti socialist Erion Braçe u fokusua te tre çështje që shqetësojnë banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë.

Braçe iu drejtua ministrave të kabinetit për t’i kërkuar zgjidhje urgjente problematikës së qendrës shëndetësore. Sipas tij, aktualisht kjo zonë mbulohet vetëm nga një qendër, pasi një tjetër ambulancë është zhvendosur disa kilometra larg, duke e bërë të vështirë aksesin për personat e moshuar. Ai theksoi se qytetarët detyrohen të bëjnë mijëra hapa për të marrë shërbimin më bazik shëndetësor.

Deputeti ngriti shqetësime edhe për poliklinikën që i shërben fëmijëve dhe nënave të reja, e cila ndodhet në një hapësirë të ngushtë në katin e parë të një pallati, me kushte të papërshtatshme për të ofruar shërbim cilësor.

“E drejta për kujdes shëndetësor është themelore. Në njësinë 5, gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër të vetme. Që prej 28 gushtit, një ambulancë është mbyllur dhe zhvendosur shumë larg. Çdo herë që e ngre këtë çështje, më thonë ‘je i drejtë’, por asgjë nuk ndryshon”, u shpreh Braçe, duke shtuar se lëvizja e ambulancës po i lë të moshuarit pa shërbim.

Si çështje të tretë, ai përmendi problemin e banesave të palegalizuara në zonën e Selitës, një situatë që sipas tij zvarritet prej 35 vitesh. Edhe pse qeveria ka premtuar se procesi i legalizimeve do të përmbyllet deri në vitin 2028, Braçe deklaroi se nuk sheh asnjë plan të qartë për zgjidhjen e rasteve të banesave brenda dhe jashtë Unazës së Madhe.

Në mbyllje, ai kërkoi që këto tre shqetësime t’u paraqiten ministrave përkatës, me qëllim që të gjenden zgjidhje konkrete dhe të shpejta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.