E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan del FOTO e Nevzat Spahos
Flash

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan del FOTO e Nevzat Spahos

Publikohet fotoja e Nevzat Spahos, 29-vjeçarit të arrestuar si autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Spaho dyshohet se është personi që qëlloi për vdekje 43-vjeçarin brenda automjetit të tij, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Arrestimi u krye në Prrenjas, ku ai jetonte. Sipas hetimeve paraprake, Spaho – person me precedentë të rëndë penalë – konsiderohet nga policia si ekzekutori kryesor në skenën e krimit.

Nevzat Spaho rezulton i dënuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Në vitin 2022, ai ka dhunuar dhe kërcënuar me armë një shtetas për t’i marrë 3 mijë euro, ndërsa ndaj tij është ngritur edhe akuza për tentativë vrasje.

Hetimet për atentatin ndaj biznesmenit vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.