E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I ati 15-vjeçarit që u vra në Durrës kërkon drejtësi mes dhimbjes
Lajme

I ati 15-vjeçarit që u vra në Durrës kërkon drejtësi mes dhimbjes

“Djali im shkoi thuajse i vdekur në spital”

“Dua drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”, me këto fjalë të ngarkuara me dhimbje, Adem Bobaj, babai i 15-vjeçarit të plagosur disa ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës, kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në vdekjen e djalit të tij mbrëmjen e djeshme në QSUT.

Ai tregon se ai vetë kishte dalë për punë dhe se, nga sa di ai, djali nuk kishte pasur asnjë konflikt me njeri.

“Mesa di unë, ishte nisur për punë, s’ka pasur përplasje me asnjë. Sesi ka ndodhur kjo punë, ta zbardhin autoritetet,” thotë Bobaj.

Sipas tij, lajmin e ka marrë nga shoku i djalit.

“Unë isha në punë, më ka njoftuar shoku i djalit ‘hajde se e ke Erionin në gjendje të rëndë’. Në spital e ka dërguar shoku i ngushtë,” shprehet ai.

15-vjeçari kishte humbur shumë gjak dhe mbërriti në spital në gjendje kritike.

“Ka shkuar thuajse i vdekur në spital nga hemoragjia. Ka pasur dy plagë në zemër, një në mushkëri dhe në stomak. I është dhënë ndihma maksimale në spital,” tregon babai.

Mes dhimbjes dhe tronditjes, apeli i tij mbetet i vetëm: “Apeli im është të vendoset drejtësi, nuk ka rrugë tjetër.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.