Vlorë, ndërron jetë në moshë të re infermierja Kristina Kokaj
Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorësi . Është ndarë nga jeta në moshë të re Kristina Kokaj, infermiere prej vitesh në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”.
Kristina ishte e njohur për humanizmin, qetësinë dhe kujdesin e saj të veçantë ndaj pacientëve, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e kolegëve dhe komunitetit. Për shumë vite, ajo u konsiderua shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të njerëzve në nevojë.
Ikja e saj e parakohshme ka sjellë dhimbje tek familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e punës, të cilët e kujtojnë si njeri të urtë, të qeshur dhe të përkushtuar thellë ndaj profesionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



