E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mes lotëve dhe dhimbjes, 15 vjeçari përcillet në banesën e fundit
Lajme

Mes lotëve dhe dhimbjes, 15 vjeçari përcillet në banesën e fundit

Familjarët, miqtë dhe banorë të zonës i thanë lamtumirën e fundit 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë disa ditë pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar në Durrës.

I mituri nga fshati Koçaj jetonte me qira prej tre vitesh në zonën e Kënetës, ku familja ishte zhvendosur për një jetë më të mirë dhe për mundësi arsimimi më profesional.

Sipas dëshmisë së babait të tij, Adem Boba, Erjoni ishte nisur për të punuar në një lavazh në afërsi të banesës, punë që ai kryente pas përfundimit të shkollës. Fatkeqësisht, një konflikt i papritur përfundoi tragjikisht, duke i marrë jetën 15-vjeçarit.

Ceremonia mortore u ndoq nga qindra persona, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Boba në këtë moment të dhimbshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.