E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria ‘nderon’ rininë, rinia feston vizat dhe biletat e avionit
Lajme

Shqipëria ‘nderon’ rininë, rinia feston vizat dhe biletat e avionit

Shqipëria sot “feston” Ditën e Rinisë, një ditë që në teori i kushtohet brezit të ri, por në praktikë i ngjan më shumë një përvjetori simbolik të ikjes masive. Në vend që rrugët të mbusheshin me energjinë dhe zërin e të rinjve, shumë prej tyre tashmë ndodhen në Milano, Berlin apo Londër dhe ndoshta e kujtojnë Shqipërinë vetëm nëpërmjet një story-je me flamur gjatë ndeshjeve të kombëtares.

Në këtë ditë që supozohet t’ua dedikojmë atyre, realiteti është i hidhur: çdo vit mijëra të rinj largohen pa asnjë hezitim, duke marrë me vete profesionet, ëndrrat dhe shpresën që ky vend nuk arriti t’ua ofronte. Ndërsa institucionet përpiqen të tregojnë se rinia është “prioritet”, të rinjtë kanë dhënë prej kohësh votën e tyre me këmbë dhe rezultati është emigrimi.

Në vend të fjalimeve motivuese, sot mjafton të hapësh aeroportin e Rinasit: është i vetmi vend ku shikon të rinj të buzëqeshur… sepse po ikin. Ndërsa ata që mbeten shpesh përballen me paga minimale, perspektivë të mjegullt dhe mundësi të kufizuara, që e kthejnë “optimizmin” në një ushtrim imagjinate.

Kështu, Dita e Rinisë në Shqipëri po shndërrohet çuditërisht në Ditën e Largimit të Rinisë. Dhe ironia më e madhe është se, ndoshta shumë shpejt, do ta festojmë pa të rinj fare.

Të rinjtë kanë folur. Thjesht… nuk janë më këtu për t’u dëgjuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.