Vrasja Mondi Mëhallës, zbardhet dëshmia e ish-ortakut të arrestuar
Është bërë publik një fragment i dëshmisë së njërit prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Bëhet fjalë për deklarimet e Xhino Ago-s, ish-ortak i viktimës, i cili u ndalua menjëherë pas ekzekutimit.
Në dëshminë e tij, Ago shpjegon lëvizjet që pretendon se ka kryer ditën e ngjarjes. Ai thotë se rreth orës 09:00 të mëngjesit është larguar nga banesa me një automjet Hyundai me targa AB 516, që sipas tij i përket një shoku të quajtur Nazif Bajrami. Më pas është drejtuar drejt Elbasanit, ku ndodhen zyrat e shoqërisë së taksive që ai administron, pranë një karburanti të zonës.
Sipas Ago-s, aty është takuar me Mondi Mëhallën dhe të dy kanë pirë kafe në lokalin e karburantit. Ai tregon se më pas kanë bërë një shëtitje rreth magazinës së biznesit dhe kanë qëndruar deri rreth orës 13:00, kohë gjatë së cilës thotë se ka qenë vetëm me viktimën.
Pas kësaj, sipas dëshmisë, Ago është larguar me makinën e tij për në shtëpi, ndërsa Mëhalla ka marrë automjetin e tij tip “Range Rover”, duke i thënë se do të udhëtonte drejt Kavajës për të ngrënë drekë me familjen.
Ago deklaron se është kthyer në banesë dhe ka qëndruar aty deri rreth orës 15:45, duke komunikuar disa herë me video në WhatsApp me Mëhallën. Sipas tij, Mondi e ka informuar se ishte duke u kthyer nga Kavaja dhe se do të ishte në Elbasan brenda 20 minutash.
Ai shton se gjatë bisedës me video e ka pyetur Mëhallën nëse do ta shoqëronte për një udhëtim në Tiranë, për të dërguar një person të njohur për të dy, Fatlinda Istrefin. Sipas Ago-s, Mëhalla ka pranuar dhe i ka thënë se do të takoheshin sërish tek karburanti, pasi Ago kishte ndërmend të çonte edhe kunatin e tij, Urim Topuzin, për të vendosur disa llamba në magazinën e biznesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



