E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga aksioni ndaj grupit ‘Rraja’, akuzat me të cilat përballen
Flash

Detaje nga aksioni ndaj grupit ‘Rraja’, akuzat me të cilat përballen

Policia ka finalizuar një operacion të gjerë ndaj grupit të dyshuar kriminal të njohur si “Rraja”, duke arrestuar disa persona dhe duke vijuar kontrollet në bazat, banesat dhe ambientet e lidhura me ta, për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal.

Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Përveç tij, janë vënë në pranga:

  1. Marvin Bushati

  2. Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani)

  3. Sokol Qaja

  4. Gazmir Rraja

  5. Përparim Rraja

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28 pika 4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Baza e këtij grupi ishte në Nikël, ndërsa operacioni vijon për të zbardhur çdo aspekt të aktivitetit të tyre dhe për të kapur persona të tjerë të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.